
“Argumenti News nis rrugëtimin e tij”
-

Matilda Kurti Korça dikur nuk priste që historia ta shpallte të parën. E tregonte vetë, duke investuar te dija kur Shqipëria ende përballej me analfabetizmin dhe mungesën e institucioneve arsimore. Sot, qyteti që i dha vendit Liceun Kombëtar duhet t’i përgjigjet një pyetjeje të pakëndshme: çfarë ka mbetur nga ajo fuqi arsimore që e bëri Korçën një pikë referimi për gjithë Shqipërinë? Në vitin 1917, kur vendi ishte ende larg…
-

Pse më ndalon ti të lyej buzët gjatë mësimit, kur qeveritarët vjedhin miliona euro?”Reagimi i nxënëses që gozhdoi në vend mësuesen
Kryeministri u kërkon llogari mësuesve për disiplinën e nxënësve, por kush u përgjigjet për të drejtat e tyre të pambyllura? Paga e 13-të dhe pagesa e largësisë mbeten çështje që kërkojnë përgjigje. MATILDA KURTI Ditët e fundit, sfida më e madhe nuk është përballuar vetëm në sheshet e protestave, por edhe brenda klasave. Aty ku mësuesit, përveç detyrës së tyre të përditshme për të mësuar dhe edukuar, janë gjendur përballë…
-

Rrotullohen karriget, ndërsa militantët presin ende emërimin në opozitë!
MATILDA KURTI Kryeministri kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve dhe administratës. Patjetër, pa punë nuk do të mbeten! Në Shqipëri, kur ndërrohen drejtorët, nuk është se mbarojnë vendet e punës. Thjesht fillon rishpërndarja e karrigeve, rrotullimi i emrave dhe riciklimi i njerëzve, ndërsa militantëve u thuhet edhe një herë: “Durim, se do t’ju vijë radha!”Na thonë se uji që qëndron në vend myshk lëshon dhe se duhet lëvizur për të…
-

Një popull i përgjakur: A nuk mjaftoi dhuna që politika të ulet e të bisedojë?
Kjo nuk është më thjesht një protestë. Është një popull që po përballet me vetveten! MATILDA KURTI Policë dhe civilë të plagosur, plumba plastikë nga njëra anë, gurë dhe fishekzjarrë nga ana tjetër. Qindra familje që presin me ankth lajmin për të afërmit e tyre. Një vend ku përballë njëri-tjetrit qëndrojnë njerëz që, pavarësisht uniformës apo bindjeve, janë bij të së njëjtës tokë. Vëllai përballë vëllait, shqiptari kundër shqiptarit. A…
-

EQEREM PLLAHA. Një nga pionierët e biznesit privat shqiptar pas viteve ’90
Kur flitet për sipërmarrjen private në qarkun e Korçës dhe veçanërisht në qytetin e Pogradecit, emri i Eqerem Pllahës zë një vend të veçantë. Ai bën pjesë në brezin e biznesmenëve të parë që guxuan të ndërtojnë ekonomi private në vitet e vështira të tranzicionit shqiptar, në një periudhë kur tregu i lirë sapo kishte filluar të hidhte hapat e parë. I lindur në Osnat të krahinës së Gorës, Eqerem…
-

“Asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj policisë!” – Ndriçim Mesiti dhe kufiri mes protestës e dhunës
Nga: Matilda Kurti Demokracia provohet jo vetëm nga e drejta për të ngritur zërin kundër pushtetit, por edhe nga aftësia për të mos e kthyer kundërshtimin në dhunë. Sepse kur fjala zëvendësohet nga guri dhe argumenti nga përplasja, protesta rrezikon të humbasë kuptimin e saj, ndërsa liria të kthehet në një instrument për të cenuar lirinë e të tjerëve. Pikërisht në këtë kufi delikat mes revoltës dhe përgjegjësisë, mes së…
-

Hipotekat, hartografia dhe domenet qeveritare: çfarë përfshin aktiviteti i EA Solution të Ergys Agasit dhe çfarë lidhjesh heton SPAK mes tij dhe Vlora Hysenit?
ARGUMENTI NEWS 48 orë që ngrenë pikëpyetje: EA Solution, miliona eurot dhe emërimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH-it Një kompani private me kapital fillestar prej vetëm 1,000 lekësh, një objekt veprimtarie që përfshin edhe sisteme për regjistrimin e pronave dhe administrimin e domeneve qeveritare, si dhe pagesa miliona eurosh që SPAK dyshon se lidhen me tenderët e AKSHI-t. Çfarë fshihet pas EA Solution të Ergys Agasit dhe pse…
-

USHTARI I PANJOHUR SI DËSHMITAR I HESHTUR
NERTIL JOLE Sot Korça jonë feston Ditën e saj të Çlirimit. 82 vjet më parë, populli i Korçës do të dilte masivisht rrugëve të qytetit për të brohoritur çlirimtarët dhe për të shprehur me entuziazmin legjitim gëzimin dhe krenarinë për kontributin e përbashkët për largimin e okupatorëve. Në luftën për çlirim nga okupimi nazifashist, Korça ofroi shpirtin e saj të njohur patriotik dhe gjakun e vajzave e djemve të saj.…
-
Pacienti, Studenti dhe Pedagogu: Trekëndëshi i Pakënaqësisë Para Edi Ramës
Matilda Kurti PROTESTA E MADHE E ANKESAVE Në shesh u mblodhën të gjithë. Pacientë, studentë, pedagogë, mjekë dhe ndoshta edhe ndonjë farmacist që nuk gjeti ilaçet që mungojnë në spitale. Pacientët protestojnë sepse sistemi shëndetësor është kthyer në një maratonë korridore-sh, ku diagnoza e parë është: “Ke ndonjë mik brenda?” Ankohen për ryshfetet, mungesën e mjekimeve, mungesën e personelit dhe faktin që në disa zona periferike ambulanca vjen më rrallë…
-

BOTA NUK ËSHTË PARAJSË, AS DIPLOMA E MJEKËSISË NUK ËSHTË BILETË EMIGRIMI!
Sot studentët shqiptarë të Mjekësisë protestojnë kundër detyrimit për të shërbyer në Shqipëri. Por sa dinë ata për bashkëmoshatarët e tyre në botë, për sakrificat që bëjnë, kostot që përballojnë dhe vitet që u duhen për të ndërtuar një karrierë mjekësore? Të shohësh drejt botës nuk do të thotë të mendosh se bota të pret me gjithçka të shtruar. Përkundrazi, në vendet e zhvilluara, formimi për t’u bërë mjek kërkon…

Join 900+ subscribers
Stay in the loop with everything you need to know.