Kur mungon argumenti politik, për të bërë detyrën për të cilën vullneti I popullit të votoi, edhe pse në opozitë funksioni yt ka një pushtet, ka një karrige, ka nje zë dhe një shumë, shumë, privilege.
Në këtë mjegullim, të mendjes nga mykosja e rehatisë, pasurisë dhe mirëqënies në mënyra korruptive të siguruara nga deliri i lakmisë dhe bazëzisë, të erren syte kur turma që proteston të nxjerr jashtë vete, dhe nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të merresh me uniformën e policisë e ta kthehesh në shënjestër për tu shfaqur se ke zë.
Në ditët kur Tirana përballet me protesta, përplasje dhe tensione, kur policia po përballet me turmën që lëshon gurë dhe tulla, mbi Forcat e Rendit, në vend që politika të shprehi vullnetin e saj për gjetje politike, të zgjidhjes së situatës, hidhet kundër policisë, e cila përballet me situatën në dhe po sakrifikohet, në emër të asaj detyre që është betuar, dhe që ka marrë përsipër të kryej si mision I shenjtë, që të mbrojë institucionet, rendin dhe sigurinë e qytetarëve, një deputete e opozitës zgjedh ta zhvendosë betejën politike tek një oficer policie.
Në vend që debati të përqendrohet te zgjidhjet, përgjegjësitë dhe rruga e daljes nga kriza, një telefonatë pune e një Oficeri Nderi dhe Karriere, kthehet në municion politik I deputetes Ina.K Zhupa.
Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike, reagon me fjalinë: “Jepini edhe këtij oficerit 2500 euro për kërcënimet!”, duke iu referuar telefonatës së oficerit Niko Kurti me reperin Capital T.
Niko Kurti nuk është një emër pa histori profesionale
Niko Kurti nuk është një oficer i sapo-emëruar, por një profesionist karriere, i formuar në aksionet më të vështira të forcave RENEA. Prej fillimit të viteve 2000, ai ka ndërtuar përvojën hap pas hapi, duke fituar gradat dhe kualifikimin juridik përmes përkushtimit dhe sakrificës. Është një oficer që njeh detyrën, përgjegjësinë dhe kufijtë e ligjit. Përvoja e tij nuk matet me emërimin e sotëm, por me dekada formimi dhe shërbimi.
Kjo përvojë nuk e vendos askënd mbi ligjin. As uniforma nuk e përjashton një oficer nga përgjegjësia, nëse provohet se ka shkelur detyrën. Por pikërisht për këtë arsye ekzistojnë procedurat. Një profesionist nuk mund të shpallet fajtor me një status politik, ashtu siç një qytetar nuk duhet të shpallet i kërcënuar vetëm sepse ka pasur një telefonatë, dhe aq më tepër êshtë zë i njohur. Në telefonatën e publikuar nuk dëgjohet një kërcënim i drejtpërdrejtë me dhunë. Dëgjohet kërkesa për një bisedë të mëtejshme, pa u bërë e qartë arsyeja konkrete e saj sepse ruhet sekreti i detyrës. Kjo kërkon sqarim, jo përfundime të nxituara por sidomos politike.
Por pyetja mbetet: pse duhet që çdo kontakt i policisë me një personazh publik, në një moment kaq të tensionuar, të shndërrohet menjëherë në një betejë politike, përpara se të sqarohet çfarë ka ndodhur?
- A është vërtet oficeri duke kërcënuar?
- A e ka degjuar Z.Ina Zhupa telefonatën.
- A êshtë duke bërë opozitaren një deputete kur në situatat më kritike të vëndit, injoron veten me shterpësinë e prodhimit të argumentit politik, për vetë situatën, ku jo vetëm vendi ynë ndodhet, por e gjithë bota zien.
Dhe pikërisht në këtë moment deputetja e zgjedhur politikisht për të kontriubuar për vëndin, për zgjidhje të situatës, merret duke hedhur baltë mbi forcat e policisë se mbase e pranon turma.
Mos harrojme. Një popull I tërë që pret vendosjen e rendit dhe qetêsisë sa më shpejt, I ka sytë pikërisht nga ajo uniformë policie dhe ulja dhe gjetja e gjuhës midis atyre që duan dhe kanë karrige. Politikës.
- A nuk ka mjaftueshëm çështje të rënda për të cilat opozita duhet të kërkojë llogari?
- A nuk duhet të jetë në krye të denoncimeve për korrupsionin, keqpërdorimin e fondeve publike dhe çdo aferë që dëmton qytetarët?
- Pse energjia politike shpenzohet për ta kthyer një telefonatë në përplasje publike, ndërsa qytetarët presin zgjidhje konkrete për problemet e tyre?
Populli nuk kërkon luftë civile. Kërkon siguri dhe normalitet.
Ndërsa politika përplaset për çdo deklaratë, familjet shqiptare përjetojnë ankthin e ditëve të tensionuara.
Prindërit duan t’i dërgojnë fëmijët në shkollë pa frikën se përplasjet do të kthehen në dhunë. Qytetarët duan të lëvizin të qetë, bizneset duan të punojnë dhe institucionet të funksionojnë. Askush nuk ka nevojë që një krizë politike të kthehet në një plagë të re kombëtare.
Shqipëria e njeh koston e kaosit. Kujtesa nga e shkuara e vitit 1997 duhet të shërbejë si paralajmërim, jo si skenar që dikush mund ta përdorë për të fituar pikë politike. Protesta është e drejtë demokratike. Kritika ndaj qeverisë është e drejtë demokratike. Por as protesta, as opozita dhe as qeveria nuk janë mbi ligjin.
Po kështu, policia nuk është mbi ligjin, por as nuk mund të trajtohet si armik kolektiv sa herë që një efektiv përfshihet në një debat publik.
Brenda uniformës ka njerëz që kanë zgjedhur një profesion të vështirë dhe që, në situata të rrezikshme, duhet të përballen me presionin, gurët dhe dhunën. Ata meritojnë mbrojtje kur veprojnë ligjërisht dhe përgjegjësi kur provohet se shkelin ligjin.
Kjo është vija që ndan shtetin ligjor nga arbitrariteti: as dhunë ndaj protestuesve, as linçim publik i policëve pa prova.
Me sa duket deputetja opozitare përfituese e tenderave pakufij, nuk e ka dëgjuar atë telefonatë, thjesht e mori dhe e shpëndau, për tju treguar atyre që e kanë votuar, se sa e preopkupuar është sot, për të qënë pjesë e zgjidhjes politike që ky popull pret të ndodhi.
Por uniforma e policisë nuk mund të shndërrohet në tabelë qitjeje për çdo betejë politike.
Opozita ka të drejtë të kritikojë policinë dhe detyrimin të denoncojë çdo abuzim. Por ka edhe përgjegjësinë të dallojë denoncimin nga insinuata, kontrollin demokratik nga linçimi publik dhe interesin e qytetarëve nga nevoja për të prodhuar një tjetër konflikt.
Pyetja është e thjeshtë: a po kërkohet zbardhja e së vërtetës, apo po përdoret rasti për ta kthyer policinë në kundërshtarin e radhës midis forcave politike dhe popullit të lodhur?
Protesta është e drejtë demokratike. Policia duhet të veprojë brenda ligjit. Opozita duhet të kontrollojë pushtetin. Por asnjëra prej këtyre të drejtave dhe përgjegjësive nuk justifikon manipulimin e fakteve apo paragjykimin për fajësisë.
Skandali politik nis pikërisht aty ku një akuzë përdoret si zëvendësim i argumentit dhe një oficer bëhet protagonist i një beteje që duhet të zhvillohet për zgjidhjen e problemeve të vendit.

Lini një Përgjigje