Ka momente kur diplomacia nuk matet vetëm me atë që thua, por edhe me atë që zgjedh të harrosh.Deklarata e Volodymyr Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e njeh Kosovën dhe se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar, është më shumë se një qëndrim diplomatik. Është një deklaratë që, për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, ngre një pyetje të pakëndshme: çfarë vlere ka solidariteti kur ai nuk kthehet as me një minimum konsiderate politike? Sepse Ukraina nuk ka qenë vetëm një vend që shqiptarët e kanë parë nga larg në ekranet e televizioneve. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë në anën e Ukrainës që prej ditëve të para të pushtimit rus. Dhe pas Ukrainës qëndrojnë tre figura politike shqiptare: Edi Rama, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani që, me deklarata, vendime dhe mbështetje konkrete, kanë bërë të qartë se lufta e Ukrainës nuk është vetëm një konflikt larg Ballkanit: është një betejë për sovranitetin, integritetin territorial dhe të drejtën e një populli për të vendosur vetë fatin e tij.


Lini një Përgjigje