“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/ Hapet platforma online, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes

Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, ndërsa 720 janë aktualisht në proces trajtimi

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka vënë në funksion platformën e re të automatizuar për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, duke u mundësuar bizneseve të vogla dhe të mesme të nisin online procesin për financim. Një tjetër sukses i qeverisë Rama, për fuqizimin e ekonomisë shqiptare.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se platforma synon ta shoqërojë biznesin përgjatë gjithë procesit, nga shprehja e interesit deri në përgatitjen e dokumentacionit për aplikimin pranë bankës.

Si aplikohet?

  • Bizneset duhet të hyjnë në e-Albania dhe të kërkojnë shërbimin:
  • “Shprehje interesi për ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’”
  • Në fazën e parë kërkohen të dhënat e biznesit, përfshirë NIPT-in, si dhe koncepti apo ideja e investimit që synohet të realizohet.
  • Përmes platformës mund të ndiqet edhe statusi i kërkesës dhe ecuria e procesit.

1,700 biznese kanë shprehur interes

Sipas të dhënave të bëra publike nga Ibrahimaj, më shumë se 1,700 biznese kanë shprehur interes për programin, ndërsa 720 biznese janë aktualisht në proces trajtimi nga ekipi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Nga bizneset që kanë shprehur interes, 57% synojnë zgjerimin e aktivitetit, ndërsa 21% planifikojnë investime në makineri dhe pajisje.

Programi parashikon mbështetje përmes garancisë sovrane të shtetit, me kredi deri në 2 milionë euro dhe afat maturimi deri në 10 vjet.

Platforma e re e qeverisjes Rama, synon të centralizojë procesin e aplikimit dhe t’u japë bizneseve mundësi të ndjekin online ecurinë e kërkesës së tyre.


Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *