A mjafton rritja e biznesit për të ngritur një akuzë? Kompania prej vitit 1995, ministëri emeruar në 2025 – rasti Salla

Në debatin shqiptar, një biznes që rritet, shpesh mjafton për të ngritur dyshime politike. Por dyshimi nuk është provë dhe bilanci i një kompanie nuk mund të kthehet vetvetiu në aktakuzë. Pyetja që lind menjëherë, është:

A është rritja e një biznesi familjar, që për tre dekada, ka ushtruar aktivitetin e vet, si provë për të sulmuar imazhi e tij dhe njerëzve që përpiqen të jenë të suksesëshëm, apo mund të jetë pikërisht ajo që ekonomia shqiptare ka nevojë të prodhojë: më shumë aktivitet, më shumë konkurrencë dhe më shumë kapacitet në tregun bujqësor?

Nga verifikimi, që bëri stafi i “ArgumeniNews” në institucionet, ligj-zatuese shoqëria “SALLA” është e regjistruar që prej vitit 1995 dhe objekti i saj përfshin prej vitesh import-eksportin dhe tregtimin me shumicë e pakicë të inputeve bujqësore, përfshirë pesticide, fara, makineri dhe plehra kimike. Pra, nuk bëhet fjalë për një aktivitet që, sipas të dhënave të regjistrimit, është krijuar pas emërimit të Andis Sallës ministër.

Rasti i familjes Salla kërkon më shumë respekt dhe më pak supozime politike. Shoqëria “SALLA” sh.p.k. nuk është një kompani e krijuar pas emërimit të Andis Sallës në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas, investigimeve, të “ArgumentiNews”, aktiviteti i saj daton që prej vitit 1995, pra 30 vite përpara se emri i familjes të lidhej me një post publik. Edhe bilancet tregojnë se kompania ka realizuar aktivitet ekonomik përpara vitit 2025. Të dhënat e referuara për vitet 2019–2021 flasin për fitime përkatësisht të deklaruar zyrtare në institucionet përkatëse.

Ky element është i rëndësishëm për një arsye të thjeshtë: nëse një kompani ka ekzistuar dhe ka operuar për dekada përpara marrjes së një detyre publike, rritja e mëvonshme nuk mund të përdoret automatikisht si akuzë se biznesi është krijuar apo pasuruar nga pushteti.

E njëjta logjikë vlen edhe për pretendimet që sot ngrihen dhe prishin imazhin e një biznesi që përpiqet të punojë dhe të ketë sukses. Një akuzë serioze kërkon dokument serioz. Në fund të fundit, kontrolli mbi pushtetin është i domosdoshëm në një shtet demokratik. Por po aq i domosdoshëm është edhe kontrolli mbi akuzën. Sot mediat po godasin individet, bizneset, dhe strukturat serioze të punës.

Një biznes që rritet nuk është automatikisht skandal. Një familje që ka pasur aktivitet ekonomik përpara se njëri prej anëtarëve të saj të merrte detyrë publike nuk është automatikisht në konflikt me ligjin. Nëse ka konflikt interesi, favorizim apo korrupsion, merren institucionet përkatëse. Nëse nuk ka, atëherë suksesi ekonomik duhet parë për atë që është: një kompani që investon, punëson, paguan taksa dhe krijon vlerë. Sepse në një ekonomi që kërkon sipërmarrje të fortë, problemi nuk duhet të jetë pse një biznes shqiptar rritet. Në fund të fundit, zhvillimi i biznesit do të thotë më shumë punësim, më shumë taksa, më shumë investime dhe më shumë aktivitet ekonomik.

Përpara se një media të publikojë si lajm një mesazh, denoncim apo material që i mbërrin në redaksi, ajo duhet të mbajë përgjegjësi për atë që vendos t’i përcjellë publikut, pavarësisht nëse në shënjestër është një individ, një biznes apo një subjekt. Media nuk mund të shërbejë thjesht si “altoparlant” i akuzave të pakonfirmuara. Çdo pretendim duhet verifikuar, ballafaquar me palën tjetër dhe mbështetur në fakte, sepse dëmtimi i padrejtë i reputacionit dhe imazhit të një personi mund të sjellë pasoja të rënda juridike. Liria e medias është themelore, por ajo shoqërohet edhe me përgjegjësinë për të mos shndërruar një pretendim të pakonfirmuar në të vërtetë publike.

Pushteti duhet kontrolluar. Por edhe akuzat duhet të provohen. Sepse mbiemri nuk është provë dhe rritja e një biznesi nuk është krim.


Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *