Policia ndërhyri për armën, po dhuna ndaj 18-vjeçarit? Hoteli i Habilajve në qendër të ngjarjes Clone

Një 18-vjeçar dyshohet se është dhunuar pasi kërkoi pagën e tij në një hotel, ndërsa ngjarja përshkallëzoi më tej kur xhaxhai i të riut mori armën dhe u nis drejt hotelit.

Policia ndërhyri dhe arrestoi në flagrancë familjarin, duke parandaluar një përplasje të mundshme me pasoja të rënda.

Detaji që i jep një tjetër peshë ngjarjes është se hoteli rezulton të jetë pronë në emër të vëllezërve Habilaj.

Tashmë pyetja është e drejtpërdrejtë: a do të hetohet me të njëjtën shpejtësi edhe dhuna e pretenduar ndaj 18-vjeçarit dhe çështja e pagës së tij?

Arrestimi i personit me armë ishte i menjëhershëm. Drejtësia duhet të jetë po aq e shpejtë edhe për shkakun që solli përplasjen.

ME SA SHPEJTËSI POLICIA NDËRHYRI NDAJ DHUNËS NDAJ 18- VÇARIT?


Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *