KUSH PO PËRPIQET TË RRËZOJË RAMËN

RAMA MES DY ZJARREVE: KUR SHTETI TË GODET NGA BRENDA DHE PRESIONI VJEN NGA JASHTË

Ka momente kur një kryeministër nuk lufton vetëm me opozitën, por lufton edhe me administratën që duhet ta mbrojë.

Ka edhe momente kur problemi nuk vjen vetëm nga brenda, por vjen edhe nga jashtë. Edi Rama ndodhet prej vitesh në pikërisht këtë përplasje: një shtet që shpesh çalon në hallkat e veta dhe një realitet rajonal e ndërkombëtar ku interesat nuk përputhen gjithmonë me ato të Tiranës.

Brenda shtetit janë dokumentet në shërbim të qytetarëve të bëra keq. Njoftimet pa protokoll. Vendimet që lënë pas pikëpyetje. Institucionet që ia kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit. Zyrtarë që firmosin, por nuk përgjigjen. Dhe qytetari që mbetet përballë një dere të mbyllur, por qê ju mbetet të trokasin vetëm tek një derë. Ajo e kryeministri. Sepse çdo dështim i administratës, politikisht, përfundon në tryezën e tij. Por jashtë zyrave të administratës është një tjetër betejë. Ballkani nuk është një hapësirë e qetë politike. Shqipëria është pjesë e NATO-s, e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe e një sistemi interesash ku çdo zhvillim politik, ekonomik apo diplomatik mund të marrë përmasa përtej kufijve. Dhe pikërisht këtu Rama ka ndërtuar një profil që kundërshtarët e tij e sulmojnë, por nuk mund ta injorojnë: qëndrimin në qendër. Ai sulmohet nga opozita. Përplaset me ish-bashkëpunëtorë. Përballet me skandale që prodhon administrata. Përballet me institucione që shpesh nuk e ndjekin ritmin politik të qeverisë. Dhe ndërkohë duhet të manovrojë në një rajon ku askush nuk luan vetëm për vete. Por këtu lind pyetja më e madhe.

A është Rama peng i një administrate që nuk arrin të funksionojë me të njëjtin ritëm si ai?

Apo është vetë sistemi politik i ndërtuar rreth tij që e ka bërë të pamundur ndarjen mes suksesit të liderit dhe dështimit të administratës? Sepse paradoksi shqiptar është ky: Kryeministri mund të jetë politikisht i fortë, ndërsa shteti mund të jetë administrativisht i dobët. Dhe kur një qytetar merr një njoftim pa numër protokolli, pa identifikim të qartë dhe me një firmë që mezi lexohet, ai nuk pyet kush është përgjegjësi i sektorit.

Ai pyet:“Kush e drejton këtë shtet?

”Kjo është pika ku forca politike e një lideri përplaset me dobësinë e sistemit.

Dhe kjo është beteja e vërtetë e Ramës. Jo thjesht të fitojë një përplasje tjetër politike. Por të provojë se një lider mund të jetë i fortë pa pasur nevojë që çdo ditë të korrigjojë dobësitë e shtetit që drejton.

Matilda Kurti


Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *