NGA: DENIS DELIU

Sot, me nisjen zyrtare të misionit diplomatik të Ambasadorit #Eric_Wendt në Shqipëri, nis një kapitull i ri në partneritetin e fortë dhe strategjik shqiptaro-amerikan 🇦🇱🇺🇸Për mua, kjo mirëseardhje ka edhe një dimension të veçantë personal. Kam pasur nderin të bashkëpunoj me ju në Afganistan, në vitin 2012, në një mision ku shqiptarë dhe amerikanë qëndruam krah për krah, të bashkuar nga detyra, besimi dhe vlerat e përbashkëta. Në misionet e vështira, miqësitë dhe besimi nuk ndërtohen me fjalë, por me përgjegjësi, sakrificë dhe besnikëri. Pikërisht për këtë arsye, ardhja juaj në Shqipëri ka për mua një kuptim më të thellë se një ndryshim në përfaqësimin diplomatik. Sot, rrugët tona takohen sërish — këtë herë në një tjetër fushë shërbimi, atë të diplomacisë dhe forcimit të partneritetit mes dy vendeve tona. Besoj se përvoja juaj e gjatë në siguri, mbrojtje dhe bashkëpunim ndërkombëtar do t’i japë një dimension të rëndësishëm marrëdhënies SHBA–Shqipëri. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nuk janë vetëm marrëdhënie mes dy shteteve. Ato janë një partneritet i ndërtuar mbi besimin, sigurinë, vlerat demokratike dhe bindjen se kur Shqipëria dhe Amerika ecin së bashku, hapësira për bashkëpunim është shumë më e madhe se ajo e diplomacisë tradicionale. Në këtë mandat të ri, uroj që partneriteti ynë të thellohet edhe më tej në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në forcimin e institucioneve, por edhe në zhvillimin ekonomik, investimet dhe mundësitë e reja për qytetarët shqiptarë. Shqipëria ju mirëpret!Ju uroj sukses në këtë detyrë të rëndësishme dhe besoj se eksperienca, vizioni dhe njohja juaj e thellë e çështjeve të sigurisë do të jenë një vlerë për forcimin e mëtejshëm të lidhjes strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Nga misioni i përbashkët në Afganistan, ku shërbyem krah për krah, te një kapitull i ri i miqësisë dhe partneritetit shqiptaro-amerikan. Mirë se erdhe në Shqipëri, Ambasador Wendt.🇦🇱🇺🇸 Welcome to Albania!—————————🇦🇱🇺🇸 Today, with the official beginning of Ambassador Eric Wendt’s diplomatic mission in Albania, a new chapter begins in the strong and strategic partnership between Albania and the United States.For me, this welcome also carries a special personal meaning. I had the honor of working with you in Afghanistan in 2012, on a mission where Albanian and American servicemen stood side by side, united by duty, trust, and shared values.In difficult missions, friendship and trust are not built through words, but through responsibility, sacrifice, and loyalty. That is precisely why your arrival in Albania carries a deeper meaning for me than simply a change in diplomatic representation.Today, our paths meet once again — this time in a different field of service: diplomacy and the strengthening of the partnership between our two countries.I believe that your extensive experience in security, defense, and international cooperation will bring an important dimension to the U.S.–Albania relationship.The relationship between Albania and the United States is more than a relationship between two states. It is a partnership built on trust, security, democratic values, and the conviction that when Albania and America move forward together, the possibilities for cooperation go far beyond traditional diplomacy.In this new chapter, I hope our partnership will grow even stronger in the fields of security and defense, in the fight against corruption and organized crime, in strengthening institutions, as well as in economic development, investment, and creating new opportunities for the Albanian people.Albania welcomes you!I wish you every success in this important mission and firmly believe that your experience, vision, and deep understanding of security affairs will be a valuable contribution to further strengthening the strategic bond between Albania and the United States.From our shared mission in Afghanistan, where we served side by side, to a new chapter of friendship and the enduring partnership between Albania and the United States.Welcome to Albania, Ambassador Wendt.🇦🇱🇺🇸 Welcome to Albania!U.S. Embassy Tirana #ericwendt #america #albania

Lini një Përgjigje