30 vite në gjykata, sot një shpresë e re: “Besoj te Rama dhe Bledi Çomo”

Në kuadër të nismës “Prania Besnike”, të kërkuar nga Kryeministri Edi Rama si një angazhim të përjavshëm të deputetëve me qytetarët, një banor i Pogradecit ka paraqitur shqetësimin e tij për një çështje pronësie që, sipas tij, zvarritet prej 30 vitesh.

Për një qytetar që ka pritur 30 vite për të zgjidhur një çështje pronësie, një takim ku problemi dëgjohet drejtpërdrejt është një arsye për të besuar se diçka po ndryshon.

Një qytetar nga Pogradeci, trashëgimtar i një pasurie të paluajtshme, deklaron se pas rreth 30 vitesh ndjekje në gjykata, ka fituar të drejtën e pronësisë në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Sipas tij, prona është e lirë, por ende nuk është pajisur me certifikatën e pronësisë.

Pas takimit të së premtes, në kuadër të “Pranisë Besnike”, me deputetin e zonës, Bledi Çomo, qytetari u shpreh entuziast dhe me besim se çështja e tij do të marrë zgjidhje. Ai vlerësoi edhe faktin që deputeti, si jurist, e njeh problematikën e titujve të pronësisë.

30 vite pritje, por sot një arsye për të besuar

Për qytetarin, kjo nuk ishte thjesht një bisedë me deputetin. Ishte një nga rezultatet konkrete të një nisme që synon të sjellë përfaqësuesit e zgjedhur më pranë qytetarëve, për t’i dëgjuar dhe për t’i ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ai shprehet se beson te porosia e Kryeministrit për zgjidhjen e problematikave të qytetarëve brenda 10 ditëve dhe te angazhimi i deputetit Bledi Çomo.

Por rasti i këtij qytetari nuk është i vetmi ku Bledi Çomo vlerësohet për gatishmërinë për të dëgjuar. Në perceptimin e qytetarëve që i drejtohen, ai shihet si një deputet që përpiqet të jetë pranë tyre, të dëgjojë shqetësimin pa bërë dallim dhe të kërkojë rrugëzgjidhje përballë problematikave që shpesh kanë mbetur pezull për vite.Kjo vlerë humane është e rëndësishme.Por sot qytetari nuk kërkon vetëm mirëkuptim.

Pas 30 vitesh pritje, këtë herë qytetari largohet nga takimi jo me një tjetër premtim bosh, por me besimin se problemi i tij më në fund po dëgjohet dhe po merr rrugë drejt zgjidhjes.


Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *