Tronditje në politikë? Erion Braçe përflitet si kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës

MATILDA KURTI

Lëvizje e papritur në PS?

Zërat për Erion Braçen nëpër koridoret e politikës së lartê, si një kandidaturë e mundëshme në krye të Bashkisë së Tiranës shtohen

TIRANË – Kritikat e fundit të deputetit socialist Erion Braçe ndaj reformës administrativo-territoriale duket se jo vetëm nuk kanë krijuar distancë me drejtuesit e Partisë Socialiste, por mund të kenë rritur edhe profilin e tij politik.

Burime dhe zëra që qarkullojnë në qarqet politike flasin se kryeministri Edi Rama, duke vlerësuar peshën publike të Braçes, zërin e tij kritik brenda mazhorancës dhe guximin për të shprehur mendimin ndryshe, po shqyrton mundësinë që në të ardhmen t’i besojë një rol shumë më të rëndësishëm politik.

Sipas këtyre burimeve jozyrtare, emri i Erion Braçe po lakohet gjithnjë e më shpesh si një nga figurat që mund të konsiderohet për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, në një kohë kur debati mbi pasuesit e mundshëm në kryeqytet mbetet i hapur.

Analistë të afërt me zhvillimet politike vlerësojnë se qëndrimet e fundit të Braçes kanë treguar se ai gëzon një profil të veçantë brenda PS-së: kritik kur e konsideron të nevojshme, por njëkohësisht i pozicionuar qartë brenda familjes politike socialiste. Pikërisht ky kombinim mund ta bëjë atë një alternativë interesante për drejtimin e kryeqytetit.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Edi Rama, nga Partia Socialiste apo nga vetë Erion Braçe lidhur me një skenar të tillë. Megjithatë, fakti që emri i tij po përmendet gjithnjë e më shpesh në diskutimet politike tregon se figura e deputetit socialist po fiton peshë të re në momentet kur PS po përballet me debate të rëndësishme të brendshme.

Nëse këto zëra do të materializohen në muajt në vijim, gara për drejtimin e Tiranës mund të marrë një kthesë të papritur, me Erion Braçe që mund të shfaqet si një nga kandidatët më surprizues të së majtës.


Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *