ARGUMENTI NEWS
Po pse nuk kërkohet të zgjidhet me konkurs edhe kryeministri, deputetët por e bëjnë me fushatë elektorale dhe me kërkesë favori, mund ta quash drejtpërsëdrejt: më voto mua të të qeveris, dhe pastaj të tregoj konkursin se mua ma ka ndaluar kryeministri të të ndihmoj.
Rama e paralajmëroi fenomenin ” jo punësim me sms” që në 2018. Sot kërkon ta çojë një hap më tej: ndërhyrja e deputetit për një vend pune të mos jetë më thjesht shkelje politike, por vepër penale. Por nëse deputeti nuk mund të ndërmjetësojë, kush i jep zgjidhje qytetarit që nuk beson te konkursi?
Nga paralajmërimi i vitit 2018 te propozimi i shtatorit 2026, beteja për meritokracinë në administratë ka kaluar nga një apel politik në një përpjekje për ta kthyer ndërhyrjen në punësime në çështje penale. Por pas kësaj, qëndron një pyetje, shumë më e thjeshtë: çfarë ndodh me qytetarin që shkon te deputeti sepse nuk beson se dera e konkursit do t’i hapet?
Në vitin 2018, mesazhi ishte politik. Mos u merrni me punësime. Mos dërgoni SMS. Lërini konkurset të funksionojnë. Tetë vite më vonë, formulimi është shumë më i ashpër. Më 3 shtator 2026, Edi Rama propozoi që ndërhyrja e një deputeti për të futur dikë në punë të konsiderohet vepër penale. Edhe një mesazh i tipit “Fute këtë” apo “Shife atë”, sipas formulimit të tij, të mos mbetet më thjesht një ndërhyrje e papërshtatshme politike, por të marrë një pasojë ligjore. Në pamje të parë, duket si i njëjti problem, por me një përgjigje shumë më të fortë.
Nga ndalimi politik te ndëshkimi penal
Nëse në 2018 kërkohej që deputetët të mos ndërhynin në administratë, sot synimi është që ndërhyrja të ketë një kosto ligjore.
Kjo është pika ku përpjekja për meritokraci merr një dimension tjetër.
Parimi është i qartë: vendi i punës në administratë duhet të fitohet përmes arsimit, eksperiencës, aftësive dhe konkurrimit, jo përmes një telefonate apo një mesazhi politik. Në këtë logjikë, çdo hap drejt kufizimit të patronazhit politik mund të shihet si përpjekje për ta bërë administratën më profesionale.
Por pikërisht këtu nis edhe problemi tjetër. Po qytetari që nuk beson te konkursi?
Në Shqipëri, takimi me deputetin nuk ka qenë gjithmonë thjesht një takim politik. Për shumë qytetarë, sidomos për ata që kërkojnë punë, deputeti është parë si një derë ku mund të trokasësh kur dyert e tjera nuk hapen. Një qytetar mund të shkojë te deputeti dhe t’i thotë: “Më ndihmo të gjej një punë”. Deri këtu, logjika është e kuptueshme.
Por nëse deputeti nuk mund të ndërhyjë, sepse një ndërhyrje e tillë do të konsiderohet vepër penale, çfarë mund të bëjë ai, dhe mbi të gjitha pse reklamon takimet e hapjes së dyerve për qytetarët? Thjesh: po unë po të pres por nuk të ndihmoj dot se kaloj në ndjekje penale.
T’i tregojë konkursin? T’i shpjegojë procedurën? Ta drejtojë te platforma e aplikimit? Këto janë përgjigje institucionale dhe, në një sistem meritokratik, duhet të jenë të mjaftueshme. Sepse, konkursi dhe meritokracia, nga viti 2013 ka ekzistuar vetëm për socialistët. Ndërkohë për hapësirën e bastionit të djathtë, nuk ka ekzistuar konkursi asnjëherë.. Apo kjo vlen vetëm që militanti politik më duhet të më ndihmojē mua për pushtetin, pastaj, i tregojmë dylbinë për një punë për veten e tij.
Po pse nuk e bëjnë me konkurs edhe zgjedhjen e kryeministrit, deputetëve por e bëjnë me fushatë elektorale dhe me kërkesë favori, mund ta quash drejtpërdrejt: më voto mua të të qeveris, dhe pastaj të tregoj konkursin se mua ma ka ndaluar kryeministri të të ndihmoj.
Duke i hequr deputetit mundësinë për ndërhyrje, ç’kuptim ka pritja në radhë, dhe hapja e dyerve të takimit?
Po pse nuk kërkohet të zgjidhet me konkurs edhe kryeministri, deputetët apo drejtuesit politikë?
Ata nuk hyjnë në konkurs. Hyjnë në fushatë elektorale, kërkojnë votën dhe, në thelb, thonë drejtpërdrejt: “Më voto mua që të të qeveris.”
Pastaj, kur qytetari kërkon një vend pune apo një zgjidhje për një problem, i thuhet: “Nuk mund të të ndihmoj, sepse konkursi është i detyrueshëm dhe kryeministri ma ka ndaluar.” Atëherë lind pyetja e thjeshtë: pse kërkon votën time pa konkurs, ndërsa mua më kërkon konkursin për çdo mundësi?
Nëse konkursi është parim i meritokracisë, duhet të jetë standard për të gjithë. Nëse vota është mënyra demokratike për të zgjedhur ata që qeverisin, atëherë të mos përdoret meritokracia si justifikim vetëm kur qytetari kërkon ndihmë.
Meritokracia ka nevojë për besim
Këtu qëndron boshllëku që nuk zgjidhet vetëm me një ligj. Nuk mjafton të thuash se punësimi do të bëhet me meritë. Duhet të bindësh qytetarin se gara është reale, kriteret janë të njëjta për të gjithë dhe rezultati nuk është vendosur paraprakisht. Pikërisht për këtë arsye, kriminalizimi i ndërhyrjes politike mund të jetë një hap pozitiv, por nuk është i mjaftueshëm.
Nëse hiqet ndërmjetësimi politik, duhet të forcohet paralelisht mekanizmi institucional që e zëvendëson atë.
Qytetari ka nevojë për një sistem ku të besojë se, nëse është më i aftë, ka një shans real për ta fituar atë. Pikërisht në këtë kuadër duhet parë edhe ideja e “Shkallës së Meritës”: një administratë ku karriera ndërtohet mbi arsimin, eksperiencën dhe aftësitë. Nëse zbatohet realisht, përfitimi është i qartë. Më pak patronazh do të thotë më shumë konkurrencë. Më pak telefonata politike do të thotë më shumë përgjegjësi institucionale.
Por ekziston edhe ana tjetër e medaljes. Nëse qytetari humbet edhe atë pak besim që kishte te ndërmjetësimi politik, ndërsa njëkohësisht nuk beson te konkursi, atëherë ai mbetet pa asnjërën prej dy dyerve.
Deputeti nuk duhet të punësojë. Por a duhet të ndërmjetësojë?
Kjo është ndoshta pyetja më interesante që sjell propozimi i ri. Një deputet nuk duhet të ketë fuqinë të vendosë se kush punësohet. Por a mund të ketë një rol tjetër?
- Të dëgjojë qytetarin.Të evidentojë një problem.
- Të kërkojë transparencë për një konkurs.
- Të drejtojë një qytetar drejt institucionit përgjegjës.
- Të kontrollojë nëse procedurat po respektohen.
- Këto janë forma ndërmjetësimi që nuk duhet të cenojnë meritokracinë, por mund të forcojnë llogaridhënien. Sepse ndërmjetësimi politik dhe përfaqësimi politik nuk janë domosdoshmërisht e njëjta gjë.
Tetë vite më vonë, vazhdon strategjia: Nga “mos dërgoni SMS” te “SMS-ja do të jetë vepër penale” ka një rrugëtim prej tetë vitesh dhe situata vetem keqesohet.
Por suksesi i kësaj beteje nuk do të matet me numrin e SMS-ve që nuk do të dërgohen. Do të matet me numrin e qytetarëve që do të besojnë se nuk kanë më nevojë të dërgojnë SMS.
Nëse deputeti nuk mund të hapë derën e punësimit, a ka ndërtuar shteti një derë tjetër që qytetari ta hapë vetëm me meritën e tij pa i ndare vëndet me bastione të majta e të djathta dhe ku socialistët shohin një konkurs, e të djathtët punësohen me dosje partie, dhe për këtë bravo për ta, se në fund të fundit dinë ti shpërblejnë militantët?

Lini një Përgjigje