KUSH I DO ÇELËSAT E SHQIPËRISË?

“Shqipëria nuk është e shqiptarëve, por e mikut.”

Gjatë gjithë kësaj kohe të qeverisjes Rama 4 kemi dëgjuar akuza, sharje dhe sulme, herë ndaj qeverisë, herë ndaj opozitës e sidomos ndaj Sali Berishës. Por një pyetje po mbetet pa përgjigje: Në një protestë që zgjat prej më shumë se 100 ditë, ku protestues janë, më tepër njerëz që kanë kaluar kufirin nga jashtë vendit, dhe votuesit që kanë dhënë verdiktin e votës nuk duken aty, ku janë shqiptarët? Ku janë opozita, intelektualët dhe figurat publike shqiptare? Kjo do të thotë se nuk kemi të bëjmë me një problem të keqqeverisjes por me një synim jashtëm për të dëmtuar atë.

Ndërkohë, prania e qytetarëve nga Kosova në protestat në Tiranë është bërë e dukshme gjithmonë në rrjete. Dhe kjo nuk është më një detaj që mund të anashkalohet. Por pyetja nuk është nëse kosovarët kanë të drejtë të protestojnë në Shqipëri.

Sigurisht që kanë. Pyetja është tjetër: A kemi të bëjmë me një mbështetje spontane të shqiptarëve të Kosovës, apo me një organizim politik që po merr një rol gjithnjë e më të madh në zhvillimet e Shqipërisë?

Sepse kur kjo shoqërohet me praninë e figurave të ardhura nga Kosova në institucione të rëndësishme, në politikë dhe në hapësirën mediatike shqiptare, atëherë pyetjet bëhen të pashmangshme.

Rasti i drejtimit të SHISH-it nga Vlora Hyseni, e cila kishte shërbyer më parë në strukturat e inteligjencës së Kosovës, dhe zhvillimet e fundit rreth saj, e kanë bërë edhe më të ndjeshme këtë debat. Si ju besua nje rol kyç një personi që vjen nga një e shkuar familjare me probleme me drjetësinë, ti besosh sigurinë tënde si qeveri dhe si shtet? Dhe kjo është një nga lajthitjet dhe dobêsitë më të mëdha qeverisëse.

  • Dhe pyetja është fare e thjeshtë:
  • A ka në qeverinë e Kosovës ministra nga Shqipëria me të njëjtën peshë politike?
  • A ka në mediat e Kosovës një prani të ngjashme të analistëve dhe gazetarëve nga Shqipëria që përcaktojnë debatin politik të atij vendi?
  • A nuk ka njerëz të denjë ky vend?

Një shtëpi, një familje, një fis, një vend nuk e ndërton komshiu për interesin tënd. Ai po I dhe pushtetin ta mori. Është ligj I vetë ekzistencës së një krijese të gjallë. Lakmia si tipar dallues I njeriut.

Marrëdhënia Shqipëri–Kosovë është e shenjtë. Por vëllazëria nuk duhet të kthehet në zëvendësim të përfaqësimit politik. Sepse Shqipëria duhet të qeveriset nga institucionet e saj, nga qytetarët e saj dhe nga njerëzit që marrin legjitimitetin e tyre përmes mekanizmave kushtetues dhe demokratikë.

Prandaj sot pyetja nuk është thjesht Rama apo opozita, kush do qeverisi Shqipërinë?. Pyetja është shumë më e madhe: Kush po e përcakton realisht drejtimin e Shqipërisë?

Sepse nëse rreziku ndaj një qeverie nuk vjen më nga votuesit e saj, por nga njerëzit që vetë pushteti i ka afruar, emëruar dhe fuqizuar, atëherë ndoshta pushteti duhet të ketë frikë jo nga opozita që shan çdo ditë, por nga njerëzit të cilëve vetë u ka dhënë çelësat.

Nëse i jep besën së keqes, një ditë mund ta gjesh atë brenda shtëpisë tënde.

Nga: Ing. Matilda Kurti


Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *