Në politikë, një nga aftësitë më të rëndësishme të një lideri nuk është vetëm të dijë të drejtojë, por të dijë të zgjedhë njerëzit e duhur për detyrat e duhura. Rama 4 sjell edhe një tjetër dëshmi të kësaj filozofie: rikonfirmimin e Delina Ibrahimajt në drejtimin e Ekonomisë dhe Inovacionit. Nuk është një zgjedhje e rastësishme. Është një zgjedhje që flet për mënyrën se si Edi Rama e koncepton ekipin e tij qeverisës: jo vetëm përmes figurave politike, por edhe përmes njerëzve që kanë formimin, eksperiencën dhe aftësinë profesionale për të përballuar poste të rëndësishme. Delina Ibrahimaj është një nga këto figura. Ajo nuk është politikane e spektaklit. Nuk e ka ndërtuar profilin e saj mbi zhurmën, protagonizmin apo praninë e përditshmërisë në kamerat e zhurmëshme. Karriera e saj është formuar në fushat e financave, ekonomisë, statistikave dhe administrimit publik. Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia e zgjedhjes dhe vlerësimit nga ana e Kryeministrit të vëndit Edi Rama.
Një kryeministër nuk gjykohet vetëm nga njerëzit që largon, por edhe nga njerëzit që zgjedh të mbajë pranë vetes. Rikonfirmimi i Ibrahimajt tregon se, përballë një prej sfidave më të rëndësishme të mandatit të katërt – ekonomisë – Rama ka zgjedhur vazhdimësinë, eksperiencën dhe profesionalizmin. Ekonomia nuk qeveriset me fjalë portale-lajmesh. Shifrat nuk bindën nga deklaratat politike. Ato kërkojnë analizë, përgjegjësi dhe vendimmarrje. Prandaj, zgjedhja e Ibrahimajt është edhe një mesazh për mënyrën se si duhet të funksionojë qeverisja: politika vendos drejtimin, por profesionalizmi duhet të dijë ta çojë atë drejt rezultateve. Në këtë kuptim, vlera e Ibrahimajt nuk qëndron vetëm te profili i saj. Qëndron edhe te fakti që Rama ka ditur ta identifikojë këtë profil dhe t’i besojë një prej portofolëve më të rëndësishëm të qeverisë. Kjo është një nga pikat ku një lider tregon aftësinë e tij për të zgjedhur. Sepse një qeveri nuk bëhet e fortë vetëm nga emrat e saj politikë. Bëhet e fortë kur në vendet kyçe vendosen njerëz që dinë çfarë bëjnë. Delina Ibrahimaj është nje gjetje e mençurisë përzgjedhëse nga ana e lidershipit të vëndit, në mandatin “Rama 4”, me rikonfirmimin e saj, tregon se përtej debatit politik dhe zhurmës së përditshme, ka edhe një logjikë tjetër qeverisëse: të mbash aty ku ke parë rezultat, eksperiencë dhe profesionalizëm.
Në fund të fundit kjo është dhe sfida më e madhe e mandatit të ri: që njerëzit e zgjedhur të justifikojnë besimin e dhënë. Rama e ka bërë zgjedhjen. Tani radha është e Ibrahimajt që punon ta kthejë këtë besim në rezultate.
Për argumentinnews.com – Matilda Kurti

Lini një Përgjigje