Nga: Prof. Rexhep Uka
Shkenca, si veprimtari e kualifikuar njerëzore, si objektiv final të saj ka lehtësimin e punës dhe jetesës të shoqërisë njerzore në kuptimin material dhe social. Ndonse e zhveshur nga xhelozia dhe pretendimet, asaj duhet t’i përkiste vënd prioritar në
shoqëri. Shkenca mbështetet në parime dhe ligje të cilat i zbaton dhe respekton dhe si e tillë ajo nuk lejon e nuk pajtohet kurrsesi që ato të transformohen në dogma. Fakti që slloganet dogmatike të politikës materializohen rrufeshëm në emër të parimeve, krahasimisht me konceptet, idetë dhe praktikat shkencore, shkencën në përgjithësi, vec të tjerash bën që inteligjenca disi më e ndërgjegjshme me të drejtë sot pyet: “A
nuk është më mirë që krahas idesë të lëvizë më shumë materia”? (ketu ka loje fjalesh, materia, nenkupton, me mire te behen gjerat se sa vetëm të thuhen)
Por politikën e zbatojnë burokratët (antidemokratët) të cilët e njohin mirë “shkencën” e tyre sepse kanë “mëncurinë” për të zbuluar tek vetvehtja profesionin paaftësi e cila tek ne paguhet me pagë reale dhe nominale më shumë se cdo zej tjetër. Kjo eshtë fyese dhe indinjuese dhe bën që ata të ndeshen në cdo frymëmarrje me progresin bashkohor shoqëror. Progresi për ta është si dielli për lakuriqët e natës. Askush tjetër
sa ata nuk tenton të errësojë diellin, vetëm ata ecin përpara me kokën e kthyer prapa.
Të paaftët janë aktorët dhe autorët e burokracisë. Burokracia është universiteti më i aftë që dipllomon paaftësinë. Burokracia është një sëmundje butë që shuan demokracinë. Burokracia, ky universitet pa libra (por me shumë letra) dhe banga të deklaruara, jeton, zhvillohet duke penetruar si kanceri, por duke kërcënuar ndryshe nga kanceri, ai shfrytzon plagët, sulmon heshtur dhe hapur, është panfag.
Prerekuizita e burokratit është opulenca e postit (pushtetit), forca për të mbjellë
frustracion kudo që shtrihet mastiga (semundje epidemike) e tij. Të vetimunizuar ndaj këtij opiumi që e përdorin për të tjerët, arma më e sofistikuar e tyre, nuk humbin për
asnjë cast vëmëndjen dhe syrvejimin sa të rreptë dhe soditës për gjithcka dhe këdo
që kanë nën vehte, duke mos harruar për asnjë cast arsenalin mistik të tyre,
servilizmin eficient, i cili si rrufepritës mbetet instrumenti nuhatës më i përsosur për të shpëtuar nga goditjet (lexo ledhatimet) nga lartë. Këtu përqëndrohet dhe qëndron burimi i fuqisë dhe energjise por dhe korraca për t’u mbrojtur nga ata që kanë nën
vehte të cilëve u kanë privuar oksigjenin e demokracisë. Burokracia si sëmundje ka
dhe regjimin e vet jetësor. Substrakti ideal për të është ajo shoqëri, sistem 1
ekonomiko-shoqëror që i siguron mundësinë më të madhe për të jetuar (gjithmonë
më mirë se të tjerët) për të siguruar të mira materiale (gjithmonë më shumë se të tjerët)
në cdo formë sado bixarrre që të jetë ajo përvec punës. “C’est aux miracles que l’on connaissent les saints”….(shenjtoret njihen nga mrekullite, ne epoken e tyre,
nenkupto komunizmin)
Burokratët me dipllomën universale të tyre “aftësinë “paaftësi” detyrojnë të gjithë
organizmin, shoqëri, të punojë për ta sikurse trupi i gjallë për kancerin. Por burokrati nuk vdes bashkë me trupin, ai është predator polifag dhe poliedrik di ta ruajë prenë e tij vlerëson në cdo hap kohën, terrenin, klimën, dhe hapsirën. Dora e të paaftit, vula e tij ndeshet kudo, kudo ja gjen gjurmët, që në shkallmimin e traditës kombëtare, në errësimin dhe mohimin e progresit bashkohor, deri në perden e ozonit. Entropia
politike është kryevepra e tij. Atë e trembin arritjet botrore, qytetrimi, ka frikë nga bota, nga modernia, nuk pranon të marrë asgjë prej tyre përvec përfitimeve personale, pa
cka se në këtë mënyrë humbet cdo gjë autentike, kombëtare dhe njerëzore. Por nuk duhet harruar se ai është më i afti dhe i pari në simbiozën me të renë, (simbiozë unike
kjo) arrin të shpërblehet edhe si novator duke qënë armiku më i madh i saj, e reja në duart e tij është e përçudshme. “Il faut boire l’eau du fleuve ou l’on navigue.”(duhet pire uji ku lundron)
Me forcën e unisonit, pushteti burokratik guxon të matet me uraniumin, por kurrë jo me “polifoninë” (nenkupto pluralizmin) kur ajo me të vërtetë është e tillë. Polifonia ka nevojë për një maestër por jo për dirigjent. Polifonia është varri i burokracisë shtetrore. Të paaftët kanë edhe një aftësi, ata dinë ose njohin edhe paaftësitë dhe dobësitë e veta, por vecanarisht të shokëve. Në ditë me diell dinë ta ruajnë shoqërinë e tyre, ka dicka të përbashkët këtu me klandestinitetin masonik, por kur e ndjejnë rrezikun janë të parët që i a qëndisin njëri tjetrit bëmat të thënat dhe të pathënat. Lodhje për ta është puna dhe të studjuarit, UUff!, dhe asgjë tjetër që për njerëz të tjerë do të ishin raskapitëse. Deviza, leitmotivi i tyre, “autoriteti i pushtetit mbi arësyen” e
kundërta është fatale. Dëmi kronik i burokracisë nuk mund të krahasohet me asnjë lloj aksidenti tjetër, sado tragjik për një shoqëri. Auditori i burokratit është kafeneja dhe bari, atje u shkëlqejnë ligjëratat duke çuçeritur vesh më vesh, sepse vetëm aty vizitojnë më rrallë se cdo gjë njerëzit e ndershëm e puntorë, këta të fundit, kur kanë gjë për të thënë parapëlqejnë hapsirën e drejtëpërdrejtë të mexhlisit. Burokracia në shkencë është persekutim kronik i inelektualit.
*Shkruar me dt 10 maj 1989 dhe refuzuar nga shtypi i kohës.


Lini një Përgjigje