Evropa, një dorë e shtrënguar me Edi Ramën. Shqipëria, porta e parë e zgjerimit:

Nga: Matilda Kurti

Tirana si ndalesa e parë e Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm një vizitë diplomatike. Është një pamje që përcjell një mesazh politik: Shqipëria po vendoset në qendër të procesit të zgjerimit europian.

Në këtë moment, Evropa i shtrin dorën Shqipërisë — dhe Edi Rama është përballë saj si kryeministër i një vendi që ka hapur të 33 kapitujt e negociatave. Kjo dorë e shtrënguar nuk është fundi i rrugës.

Është përgjegjësia për të vazhduar më shpejt. Shqipëria ka një mundësi konkrete për ta kthyer këtë moment në rezultat europian. Tani kërkohen reforma, standarde dhe zbatim.

Evropa po troket në Tiranë. Pyetja është nëse Shqipëria do ta hapë derën plotësisht.


Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *