Florjani Rraja, energjia e një brezi të ri në administrimin vendor

Nga: Matilda Kurti

Përtej negativitetit të zhurmës që portalet mbushur-plot, ku rinia dhe brezi që po rritet, po ushqehen negativisht me lajmet e ditëve të fundit, ku fokus për klikime, kanë shpikjet, me banalitet, privatësitë e njerëzve, hamendësime për krime, e korrupsion, por në realitet jeta në këtë vënd nuk është vetëm errësirë dhe negativitet.

Shqipëria ka shpresë,ka njerëz që punojnë çdo ditë, pa e vrarë mendjen se çfarë ziejn në hava negativiteti i këtyre ditëve.

Shqipëria ka një brez të ri njerëzish që po kërkojnë ta tregojë veten jo me klikime dhe lexime lajmesh gjithë ditën, por me punë të mëdha.

Në këtë brez të ri të talentuar dhe energjik, që kanë zgjedhur të punojnë me pasion për vëndin e tyre, dallon edhe Florjan Rraja si një prej tyre.

I ri, energjik, i arsimuar dhe i lidhur ngushtë me komunitetin, ai po ndërton një profil që shkon përtej një detyre administrative. Në Nikël, puna e tij është shfaqur në terren, aty ku problemet janë konkrete dhe ku rezultatet shihen nga njerëzit çdo ditë. Rrugët, pastrimi i territorit, mirëmbajtja e hapësirave publike, shkollat, varrezat, mjedisi dhe emergjencat janë pjesë e një aktiviteti të gjerë që e ka vendosur administratën më pranë komunitetit.

Por ajo që e dallon këtë angazhim është mënyra e të parit të punës. Një rrugë per te nuk është vetëm një rrugë. Është lëvizja e përditshme e një familjeje. Një shkollë nuk është vetëm një godinë. Është vendi ku rritet brezi i ardhshëm. Një varrezë nuk është thjesht një hapësirë që duhet pastruar. Është kujtesa e një komuniteti. Një pyll i mbrojtur nga zjarri nuk është vetëm pasuri natyrore. Është pasuri që u përket edhe brezave që do të vijnë.

Kjo është ajo që e bën të rëndësishëm një drejtues në terren: aftësia për të parë përtej ndërhyrjes së momentit dhe për ta kuptuar punën si pjesë të një vizioni më të gjerë për komunitetin.

Florjan Rrahja e ka nisur rrugëtimin e tij me angazhimin studentor. Në Universitetin “Barleti” ishte pjesë e strukturave studentore dhe senator i studentëve, ndërsa aktiviteti i tij universitar u shoqërua edhe me vlerësime. Më pas, kjo energji u zhvendos nga auditorët në territor. Sot, si drejtues i Njësisë Administrative Nikël, ai përballet çdo ditë me një realitet shumë më të madh se një detyrë në zyrë: me njerëzit. Dhe njerëzit janë edhe testi më i vështirë për çdo drejtues.Të jesh pranë tyre në ditët e zakonshme, të dëgjosh shqetësimet, të kujdesesh për hapësirat ku jetojnë dhe të jesh i pranishëm edhe në situatat e vështira kërkon vazhdimësi. Veçanërisht në përballjen me zjarret, ku vëmendja ndaj mbrojtjes së pyjeve dhe solidariteti me zjarrfikësit marrin një dimension të veçantë.

Ata që luftojnë me flakët rrezikojnë jetën për të mbrojtur njerëzit, banesat dhe territorin. Të jesh pranë tyre do të thotë të kuptosh se administrimi nuk është vetëm dokument dhe procedurë; është edhe përgjegjësi njerëzore. E njëjta qasje shfaqet edhe në kujdesin për varrezat. Në një kohë kur shumë gjëra kalojnë shpejt dhe harrohen shpejt, kujdesi për njerëzit që kanë ndërruar jetë është një shenjë respekti për familjet dhe historinë e komunitetit.

Këtu fillon edhe ideja e një modeli të ri të njeriut të punës. Jo modeli i zyrtarit që shihet vetëm në zyrë, por i drejtuesit që është i pranishëm aty ku ndodh puna. Jo vetëm të flasësh për komunitetin, por të jesh mes tij. Jo vetëm të evidentosh problemet, por të kërkosh zgjidhje. Florjani është ende në fillimet e rrugës së tij dhe pikërisht për këtë arsye energjia, vizioni dhe përkushtimi i tij marrin rëndësi.

Një rajon ka nevojë për njerëz të rinj që sjellin ide të reja, por mbi të gjitha që dinë t’i kthejnë idetë në punë. Dhe në këtë drejtim, Florjani po ndërton një profil që meriton vëmendje dhe inkurajim: profilin e njeriut të punës, të vizionit dhe të komunitetit. Sepse modeli më i mirë i drejtimit nuk ndërtohet çdo ditë, në terren, duke punuar.


Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *