PO SHISH, ÇFARË BËRI KUR E MORI VESH? E RUAJTI PËR SHANTAZH?
“Skenari te GJKKO mund të duket si një përplasje mes një ish-drejtueseje të SHISH dhe një gazetareje investigative. Por në fakt, fjalia e Vlora Hysenit hap një polemike shumë më të madhe se vetë përplasja.
“Si kalove me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?” Një pyetje e tillë, drejtuar një gazetareje investigative, nuk është në vetvete prova e asgjëje.
Një gazetare investigative takon kryeministra, presidentë, diplomatë, biznesmenë, zyrtarë, persona nën hetim, të dënuar, njerëz me precedent penal dhe burime të çdo lloj natyre. Takimi me një person nuk do të thotë bashkëpunim me të. Është pjesë e profesionit të gazetarit të kërkojë informacion, të takojë burime dhe të hetojë edhe njerëz që institucionet i konsiderojnë të dyshimtë.
Prandaj pyetja nuk është:“Pse takoi gazetarja këta njerëz?”
Pyetja është: SI E DINTE VLORA HYSENI? Sepse Vlora Hyseni nuk ishte thjesht një person që kalonte rastësisht në korridoret e institucioneve.
Ajo ka drejtuar Shërbimin Informativ të Shtetit. Nëse ajo e dinte se një gazetare kishte takuar persona që ajo i identifikon si “agjentë serbë”, atëherë lindin disa pyetje krejt të tjera:
- Kur e mori SHISH këtë informacion
- Nga cili burim?
- Si u dokumentua?
- A ishte informacion operacional apo thjesht një e dhënë e pakonfirmuar?Dhe mbi të gjitha:
- ÇFARË BËRI SHISH ME TË?
Nëse bëhej fjalë vërtet për persona që dyshoheshin se vepronin si agjentë të një shteti të huaj, detyra e një shërbimi inteligjent nuk është të presë vite dhe pastaj ta nxjerrë informacionin në një përplasje publike me një gazetare. Detyra e tij do të ishte verifikimi, dokumentimi, vlerësimi i rrezikut dhe, sipas kompetencave ligjore, marrja e masave ose njoftimi i institucioneve përgjegjëse. Prandaj pyetja që i drejtohet publikut sot nuk duhet të jetë:
- “Si kalove me agjentët serbë?”Por:“
- Po SHISH, çfarë bëri pasi e mori vesh?
- ”A u hetua?
- A u verifikua?
- A u raportua?
- A u informuan institucionet e tjera?
- A u ndoqën personat e dyshuar?
- A u morën masa?
- Apo informacioni thjesht u mbajt në një dosje? Dhe këtu lind edhe pyetja më e rëndë:
- A U RUAJT INFORMACIONI PËR TË USHTRUAR PRESION MË VONË?
- E RUAJTI SHISH PËR SHANTAZH?
Kjo nuk mund të thuhet si fakt pa prova. Por është një pyetje që lind natyrshëm nëse një informacion i mbledhur nga një institucion i sigurisë nuk është përdorur për qëllimin për të cilin ekziston ai institucion, por shfaqet vite më vonë si armë në një përplasje publike.
Sepse ka një dallim thelbësor: Një gazetare investigative, mund të mbledhë informacion dhe për këtë e ka lirinë, poor, një shërbim inteligjent mbledh informacion dhe ka për detyrë për të mbrojtur sigurinë e shtetit.
Nëse SHISH kishte informacion për praninë dhe aktivitetin e personave të dyshuar si agjentë të huaj, përgjegjësia e institucionit nuk përfundon me faktin se “e dinte”. Pikërisht aty fillon përgjegjësia. Dhe nëse informacioni nuk u përdor për të mbrojtur sigurinë kombëtare, por u mbajt në pritje për t’u përdorur kundër një gazetareje, atëherë kemi një çështje krejt tjetër. Një çështje që nuk zgjidhet me një batutë në shkallët e gjykatës. Kërkon përgjigje institucionale.
Sepse në fund mbeten tri pyetje:
- SI E DINTE HYSENI? ÇFARË BËRI SHISH?
- DHE, NËSE E DINTE DHE NUK VEPRUAN, PSE?
- KUSH DUHET TË JAPË LLOGARI: GAZETARJA PËR BURIMET E SAJ, APO SHISH PËR INFORMACIONIN QË MBLEDH DHE MËNYRËN SE SI E PËRDOR?

Lini një Përgjigje