Kur kryeministrja përgjigjet si nënë.Meloni, një politikë që nis nga njeriu

MATILDA KURTI – ARGUMENTI NEWS

Ka momente në politikë që zgjasin vetëm disa sekonda, por thonë më shumë se një fjalim i tërë.

Në Bari, gjatë aktivitetit të Fratelli d’Italia, Xhorxhia Meloni po fliste para turmës nën sloganin “Qeveria më e qëndrueshme, Italia më e fortë”, kur telefoni i saj ra. Ishte vajza.

Meloni u përgjigj pa ceremoni: “Zemër, të marr më vonë.” Pastaj, duke buzëqeshur, iu drejtua publikut: “Më falni, ishte vajza ime… më kishte telefonuar tre herë.” Tre telefonata nga vajza mjaftuan që për disa sekonda kryeministrja e Italisë të mos ishte më kryeministrja. Ishte thjesht nënë. Dhe ky nuk është një episod i shkëputur. Dhe ndoshta pikërisht këtu fillon historia e Melonit.

Në politikën e saj, familja nuk është një fjalë për dekor. Është pjesë e identitetit mbi të cilin ajo ndërtoi rrugëtimin politik të Fratelli d’Italia. Në një nga daljet e saj më të famshme politike, ajo e përmblodhi identitetin e saj me fjalët:

“Jam Xhorxhia, jam grua, jam nënë, jam italiane, jam e krishterë.”

Në fillimet e saj politike, Meloni e ndërtoi një pjesë të identitetit të saj politik rreth një fjale të thjeshtë: “Familja.” Fratelli d’Italia e ka vendosur familjen dhe identitetin kombëtar në qendër të diskursit të vet politik.

Më pas, vizioni i saj u zgjerua te Italia dhe Europa. Një prej tezave të saj ishte edhe ideja se Roma duhet të rikthehet si kryeqytet i Europës.

Njeriu-> Familja-> Italia-> Europa. Një rend që, tek Meloni, nuk mbetet gjithmonë vetëm në fjalime.

Dhe sot, në mes të një fjalimi politik, ajo ndalet për t’i përgjigjur vajzës. Sepse kjo nuk është hera e parë që ajo ndërpret një fjalim për jetën reale. Më parë e ka ndërprerë edhe për një nevojë krejt personale, duke e kthyer një moment të zakonshëm njerëzor në një skenë që politika zakonisht përpiqet ta fshehë.

Dhe këtu qëndron paradoksi. Dikush mund ta shohë si humor. Dikush tjetër si spontanitet. Por mund të shihet edhe ndryshe.

Meloni po kujton diçka që politika shpesh e harron: përpara se të jesh politikan, je njeri.

  • Përpara shtetit është njeriu.
  • Përpara pushtetit është familja.
  • Përpara fasadës është jeta reale.
  • Dhe përpara fjalimeve madhështore janë njerëzit për të cilët ato fjalime bëhen.

Dhe këtu qëndron paradoksi. Politikanët shpesh përpiqen të duken më të mëdhenj se njerëzit. Meloni, në këto momente, bën të kundërtën. Tregon se edhe kryeministrja ka nevojë të shkojë në tualet.

  • Se edhe kryeministrja ka një vajzë që e telefonon tri herë.
  • Se edhe përballë një turme, një telefonatë familjare mund të jetë më e rëndësishme se një fjali politike.

Kjo nuk është dobësi. Është normalitet. Dhe ndoshta këtu qëndron një nga mesazhet më të forta të saj: Mos e humb njeriun duke kërkuar pushtetin. Sepse politika nuk fillon nga zyra e kryeministrit.

Fillon nga shtëpia->Nga familja->Nga kujdesi për të afërmit-> Nga njeriu->Pastaj vjen vendi.

  • Nuk fshihet pas fasadës.
  • Nuk bën sikur telefoni nuk ra.
  • Nuk bën sikur nuk i duhet të ndërpresë fjalimin.
  • Nuk bën sikur politikani është një qenie tjetër nga njerëzit që drejton.

Sepse një kryeministër mund të flasë për Italinë, Europën, ekonominë dhe shtetin. Por në fund të ditës, kur telefoni bie tri herë dhe në ekran është vajza, familja vjen e para.

Ndoshta këtu qëndron edhe thelbi i një politike tjetër.

  • Jo tek fjalët e mëdha.
  • Jo tek miqtë e rremë.
  • Jo tek fasada.
  • Jo tek buzëqeshjet e programuara.

Por tek një e vërtetë shumë e thjeshtë:

Jeta fillon nga njeriu->Njeriu nga familja->Familja nga kujdesi për njëri-tjetrin->Dhe shteti duhet të ekzistojë për t’i shërbyer këtij njeriu.

Në një vend me mijëra vite qytetërim, ndoshta kjo është politika më e vjetër dhe njëkohësisht më moderne:

Njeriu ka rëndësi-> Familja ka rëndësi-> Vendi yt ka rëndësi.

Dhe ndonjëherë, për ta thënë këtë, nuk nevojitet një fjalim. Mjafton një telefonatë nga vajza. Dhe një nënë që i përgjigjet.

Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse një telefonatë prej disa sekondash mund të thotë më shumë për një politikane sesa një orë fjalim:

Në fund të pushtetit, mbetet njeriu.
Në fund të politikës, mbetet familja.
Dhe në fund të fundit, vendi duhet të ndërtohet për njerëzit që jetojnë në të.

Italian Prime Minister Giorgia Meloni attends a press conference after the G7 summit at Borgo Egnazia resort in Savelletri (Brindisi), southern Italy, 15 June 2024. The 50th G7 summit brings together the Group of Seven member states leaders in Borgo Egnazia resort in southern Italy from 13 to 15 June 2024. ANSA/ETTORE FERRARI

Komente

Një përgjigje për “Kur kryeministrja përgjigjet si nënë.Meloni, një politikë që nis nga njeriu”

  1. Avatar Bardh ndreca
    Bardh ndreca

    Ajo asht princess

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *