NGA Matilda Kurti
Monika Kryemadhi nuk nisi me LSI-në: historia e një karriere që filloi në moshën 17-vjeçare
Para se të bëhej një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare, para se emri i saj të lidhej me Ilir Metën, LSI-në dhe betejat e mëdha politike të dekadave të fundit, Monika Kryemadhi ishte një gjimnaziste 17-vjeçare që hyri në politikë në një nga periudhat më të vështira të Shqipërisë postkomuniste.
I shte viti 1991. Partia Socialiste sapo kishte nisur të ndërtonte identitetin e saj të ri, ndërsa pas zgjedhjeve të vitit 1992, kjo parti do të përballej me sfidën e vështirë të opozitës, në një vënd që sapo kishte dalë nga muret e izolimit, dhe rreziku i një lufte të brëndëshme civile ishte i lartë.
Një histori që nis me një vajzë 17-vjeçare dhe me një pyetje të thjeshtë: si arriti ajo, kaq e re, të zërë një vend në strukturën që po formësonte brezin e ri të së majtës shqiptare?
Kryemadhi nuk hyri në politikë kur PS kishte pushtetin në dorë. Ajo hyri kur duhej ringritur një forcë politike. Dhe kjo është pikërisht pjesa e karrierës së saj që shpesh lihet në hije.
Një gjimnaziste në mesin e brezit të ri.
Pra, nëse PS-ja e asaj kohe kishte nevojë për një zë politik në parlament, kishte nevojë po aq për njerëz që të ndërtonin strukturën në terren. Kryemadhi ishte një prej tyre.
PS-ja e viteve 1992–1997: opozita nën presion.
- Për të kuptuar rëndësinë e kësaj periudhe, duhet të kujtojmë Shqipërinë e viteve ’90.
- Pas zgjedhjeve të 1992-shit, Partia Demokratike mori pushtetin dhe PS u kthye në opozitë.
- Në vitin 1993, Fatos Nano u arrestua dhe në vitin 1994 u dënua.
- Amnesty International e konsideroi procesin të motivuar politikisht dhe dokumentoi raste të keqtrajtimit dhe presionit ndaj mbështetësve të opozitës.
- Në vitin 1996 situata u bë edhe më e rëndë.
- Zgjedhjet parlamentare u shoqëruan me akuza të shumta për manipulime, intimidim dhe dhunë.
- Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit evidentoi rrahje, presion policor dhe probleme serioze me zgjedhjet.
- Amnesty International e përshkroi dhunën ndaj opozitës në atë periudhë si pjesë të një modeli më të gjerë persekutimi ndaj drejtuesve, aktivistëve dhe mbështetësve të opozitës.
- Dhe pikërisht në këtë Shqipëri politike po rritej Monika Kryemadhi. Jo në sallat e pushtetit, por në strukturën e opozitës.
- Çfarë vlere kishte një organizatore e re?
- Në një parti në opozitë, struktura duhet të krijohet dhe të mbahet gjallë. Duhet të kesh njerëz që mobilizojnë të rinjtë. Duhet të kesh organizim. Duhet të krijosh një brez të ri që nuk e ka përjetuar politikën e vjetër si përvojë personale, por që duhet ta kthejë atë në një projekt të ri politik. Këtu qëndron rëndësia e Kryemadhit në vitet e para. Ajo ishte strukturë organizative e rinisë së një force politike që po ringrihej, dhe që në të ardhmen do të bëhej forca më e madhe politike, ndërkohë që kjo forcë përballej me presionin, konfliktin politik dhe, veçanërisht në vitet 1996–1997, me dhunën ndaj opozitës.
- Kjo nuk do të thotë se Kryemadhi ishte personi që ndërtoi e vetme PS-në. Por është po aq e pasaktë të anashkalosh faktin se ajo ishte një nga njerëzit e rinj që morën përgjegjësi organizative në një periudhë kur PS-së i duhej të mbijetonte, të riorganizohej dhe të krijonte brezin e saj të ardhshëm politik.
- Nga FRESSH-i te skena kombëtare Kryemadhi nuk mbeti vetëm në strukturat e rinisë.
- Nga viti 1995 deri në vitin 2000 ajo ishte nënkryetare e IUSY, organizatës ndërkombëtare të rinisë socialiste.
- Më pas u zgjodh në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në vitin 2001 hyri në Kuvend si deputete e Partisë Socialiste. Pra, rruga është e qartë:
- 17 vjeç – aktiviste e re politike.
- 1992 – Kryesia e FRESSH-it.
- 1992 – Sekretare e Përgjithshme e FRESSH-it.1995–2000 – drejtim në organizatën ndërkombëtare të rinisë socialiste.
- Më pas – Këshilli Bashkiak i Tiranës. 2001 – deputete e PS-së. Dhe vetëm më vonë vjen kapitulli i ndarjes nga PS-ja dhe krijimi i LSI-së.
- Argumenti që mbetet. Sot Monika Kryemadhi mund të gjykohet për çdo kapitull të mëvonshëm të karrierës së saj. Mund të diskutohet për zgjedhjet politike, aleancat, konfliktet dhe qëndrimet e saj. Por historia nuk fillon aty.
- Ndoshta kjo është arsyeja pse, për ta kuptuar Monika Kryemadhin e sotme, duhet të kthehemi 35 vite pas.
- Jo te kryetarja e LSI-së. Jo te deputetja. Jo te gruaja e Ilir Metës. Por te Monika 17-vjeçare, që hyri në një parti në ringritje dhe u bë pjesë e strukturës që luftoi përballë dhunës barbare të pushtetit në atë kohë, dhe që po përgatiste brezin e ri të së majtës shqiptare.


Lini një Përgjigje