Postimi I parë i ciklit — Fenomeni global
NGA: Matilda Kurti
Nga Franca në Belgjikë, nga Serbia në Itali, nga Spanja në Shqipëri, protestat po tronditin debatin politik dhe po nxjerrin në pah pakënaqësi të thella shoqërore. Por një pyetje kërkon përgjigje: a janë të gjitha këto protesta shprehje e të njëjtit fenomen, apo pas tyre fshihen shkaqe, interesa dhe objektiva të ndryshme?
- Më 6 tetor 2026, Donald Trump i lidhi protestat e nxënësve në Francë me emigracionin masiv dhe Islamin.
- Në Serbi, presidenti Vuçiç ka pretenduar se protestat financohen nga fuqi të huaja, pa paraqitur prova bindëse publike.
- Në Belgjikë, një ekspert paralajmëroi për rrezikun e ndërhyrjes përmes rrjeteve sociale.
- Në Shqipëri, Edi Rama foli për “duar të huaja” që synojnë destabilizimin e vendit.Këto deklarata nuk provojnë se protestat drejtohen nga jashtë.
Por ngrenë një çështje që nuk duhet shpërfillur: ku mbaron pakënaqësia qytetare dhe ku fillon përpjekja për ta shfrytëzuar politikisht atë?
Protesta është e drejtë demokratike. Ndërhyrja e paligjshme e jashtme, nëse provohet, është çështje tjetër. Demokracia kërkon që asnjëra të mos përdoret si justifikim për të mohuar tjetrën.

Lini një Përgjigje