I.Heroi dhe hijet e tij të kohës së Evropianizimit Shqiptar.
MATILDA KURTI ARGUMENTI NEWS
Çerçiz Topulli, burrë me mustaqe të rënda, flokë të gjata e sy që digjnin si barut, dikur përfaqësonte egërsinë si model i identitetit të kapedanit shqiptar. Trupi i mbuluar me lesh ishte një vulë burrërie, në kohën e Kapedanëve, një shenjë e natyrës së pamëshirshme që e shtynte drejt pushkës e betejës. Sot, në muze, ai është shndërruar në një kukull plastike me fytyrë të vizatuar, një “selfie” e keqe e historisë.

II. Arti sipas standardeve të Brukselit
BE na thotë: arti duhet të jetë i butë, neutral, pa “egërsi” në fytyrë. Mustaqet e kapedanëve zëvendësohen me buzë të lëmuara, flokët e gjata me paruke të rregullta, sepse historia nuk duhet të trembë fëmijët, por të duket si një reklamë për kremra fytyre.
Kështu, manekini i Çerçizit nuk është më heroi që vrau mizorin Bimbash i Turqisë dhe sfidoi ushtrinë turke në Mashkullorë, por sot ai kthehet në një model i “gjinisë së pacaktuar”, një kukull që mund të shërbejë si poster për një seminar mbi diversitetin gjinor.
III. Satira e transformimit
Nga burrat që thyenin perandori me pushkë, tek burrat që sot shihen si “jo të përcaktuar” në formularët e BE-së. Nga kapedani që këndonte këngë lufte duke luftuar mbi turqit, tek manekini që hesht në sallën e muzeut. Historia po riprodhohet sipas ligjeve të reja: jo më gjak e barut, por “standard transgjinor”. Një ditë, ndoshta, do të kemi edhe Skënderbeun me fustan neutral, që të mos ofendojë askënd.
IV. Përfundimi ironik i kësaj farse ku paratë e buxhetit derdhen pa konkurs,
Ky monument që shteti muzealish prezanton, nuk është thjesht një kukull e keqe, është metafora e një epoke të ditëve të sotmë, ku liderat tanë zgjedhin që burrëria e kapedanëve të filtrohet nga direktivat e Brukselit. Nga egërsia e Mashkullorës, tek steriliteti i sallave muzeale. Një histori që nuk e shkruajnë më pushkët, por ligjet e parlamentit mbi unifikimin e orientimit seksual.

Lini një Përgjigje